LAJMI I FUNDIT:

Fillon PriFilmFest !

Fillon PriFilmFest !

Java e 22 – 29 prill do e kthejë kryeqytetin kosovar, Prishtinën, në një hapsirë të madhe feste të kinemasë ku do shfaqen mbi 70 premiera të filmave më të rinj.

Prishtina International Film Festival hap siparin e saj pikërisht këtë të premte në mbrëmjen e 22 prillit. Ceremonia nis në orën 20.30 në sheshin Zahir Pajaziti.

Të ftuarit së bashku me kalimtarët e rastit, publikun dhe këdo që ka dashuri për kinemanë do të ftohen të zënë vendet në Kinemanë e Hapur të PriFest pasi në orën 21.00 do projektohet “Mediterranea”, filmi i cili starton këtë edicion të tetë. Projeksioni I filmit është falas për të gjithë.


I ftuar special në ceremoni është dhe aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për here të parë në Prishtinë falë PriFest dhe do të prezentojë filmin në hapje si dhe do të ketë konferencën për shtyp nesër me 23 prill në orën 11.00 te pllatoja pranë Sallës së Kuqe (ish Boro Ramizi) ku do të jetë edhe sheshi I improvizuar I festivalit (Festival Square) së bashku me tapetin e kuq tradicional të këtij festivali.

Përveç ceremonisë së hapjes, e gjithë java do jetë e mbushur me programe, workshop-e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit , shumë prej të cilëve janë profesionistë të nominuar për çmime si Oscar e shumë vlerësime të tjera të rëndësishme kinematografike. Të gjitha këtyre i shtohen edhe festat e shumta çdo natë në vendet më cool të qytetit.

Hapsirat e festivalit gjatë një jave janë:
Pri Film Fest i hapur për të gjithë
– Sheshi Zahir Pajaziti për shfaqjet e filmit falas nga ora 20.00h dhe 22.00h cdo mbremje (ne rast shiu, filmat e paraparë për tu shfaqur këtu do të shfaqen në Sheshin 21, hapsirë e brendshme)

– Salla e Kuqe dhe salla Atelie në katin e lartë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do të mbahen projeksionet e filmit mbasdite duke filluar nga ora 18.00, 20.00, 22.00 gjegjsisht 19.00, 21.00 ne sallen Atelie. Nderkohe në hapsirën para derës së sallës së kuqe në tapetin e kuq do të vendoset hapsira për media dhe konferenca për shtyp që do të mbahen cdo ditë nga ora 11.00 – 13.00

– Salla e Amfiteatrit të American School of Kosova në katin poshtë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do t në katin e lartë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) shfaqen filmat nga ora 15.00 pasdite si dhe disa debate që fillojnë nga e hëna e deri të premten.

– Sheshi 21 ku duke filluar nga nesër me 23 prill e deri me 27 prill do të jetë një program I ngjeshur me shumë prezentime ekspertësh, diskutime, takime profesionistësh të filmit. Në këtë hapsirë në datën 28 prill do të shfaqen edhe një pjesë e programit të rregullt të filmave që do të zhvendosen nga salla e kuqe.

– Hapsirë tjetër është edhe Hotel Viktori dhe Swiss Diamond Hotel ku do të mbahen workshope dhe trajnime të mbyllura për pjesëmarrësit me projekte filmi.

Të gjithë filmat do të jenë gratis/falas për studentët dhe pensionistët nga mosha 65 e tutje. Për të tjerët në shitje është kartela JAVORE që kushton 10€ dhe me te mund të shihen të gjithë filmat në festival, ndërkohë që bileta individuale për një film kushton 3€. Shitja e biletave fillon nga sot në orën 12.00h dhe biletat mund të blehen cdo ditë te Salla e Kuqe. Programi I filmave mund të shkarkohet nga faqja e internetit të PriFest www.prifest.org si dhe në facebook ku do të reklamohen edhe të gjithë filmat e programit. Filmat promovohen edhe në partnerët medial të festivalit, televizionet, portalet, radio etj. Shkarko programin dhe shkarko katalogun e filmave.

Nëse jeni dashamirës të filmit, gjatë javës që vjen, Prishtina ju fton në vizitë! Rezervo Javën!
prifest

prifilm 1

prifilm 2

prifilm 3

prifilm 4

prifilm 5

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
TI

TI

Poezi
Teatri jeton i vdekur, poezia vdesë duke jetuar

Teatri jeton i vdekur, poezia vdesë duke jetuar

Kulture
Rrëfimi

Rrëfimi

Kulture
DEMOKRACIA

DEMOKRACIA

Poezi
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
Kalo në kategori