Pak orë pas ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke është nisur një peticion online kundër këtij vendimi.
Mijëra nënshkrime janë mbledhur që në orët e para të nisjes së këtij peticioni.
Peticionin mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Handke njihet si mbështetës i kriminelit serb, Slobodan Millosheviq, ai po ashtu ishte kundërshtar i madh i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Shkrimtari austriak në disa inçizime të vitit 2014, shihet qartë teksa ofendon të mbijetuarit nga Bosnja dhe Kosova “Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni”, dëgjohet Handke.
Vendimi i Komitetit të Nobel-it ka ngjallur reagime të shumta.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se vendimi i Komitetit të Nobel për ndarjen e çmimit për Letërsi për shkrimtarin austriak ka ngjallur dhimbje të pafund tek viktimat e panumërta.
Ai ka shkruar se i mban mend vitet e 90-ta, kur shkrimtari austriak kishte vendosur të mbështes autorin e gjenocideve në Kosovë dhe Bosnjë.
Po ashtu, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka konsideruar skandaloz veprimin e Komitetit Nobel.
Përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka shkruar: “Skandaloze! Komiteti Nobel vendosi që të shpërblejë Peter Handken – një njeri që lavdëroi Milosheviqin apo “Kasapin e Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij gjenocidal – me çmimin për letërsi… Ky është një vendim absurd dhe i turpshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.
Po ashtu edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar ndaj ndarjes së çmimit Nobel në letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke (1942), duke i dërguar një letër Akademisë Suedeze në Stokholm.
Në letrën e ASHAK-ut thuhet se Handke është një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.
Gjithashtu, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Behgjet Pacoli ka thënë se është i tronditur nga vendimi i Komitetit të Nobel-it.
Ai ka shkruar se është veprim i turpshëm që shkon kundër vlerave të çmimit Nobel.
Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk do të besonte kurrë se Komiteti i Nobel-it, do të bënte diçka kaq të turpshme.
“Kurrë nuk do të mendoja që do të më bënte me vjellë çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një autoritet moral si Akademia Nobel ku turpëria është vulosur si një vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq tolerant ndaj racizmit dhe gjenocidit”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Twitter.
Po ashtu, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.
“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të gjenocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Twitter, njofton Telegrafi.
Ndryshe, Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.
Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda për dy vite, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.
Handke, 76-vjeç, siç është thënë është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”.
Nobeli i vitit të kaluar u ndalua, për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucion që zgjedh fituesit, u godit nga një skandal seksual i pahijshëm, pasi bashkëshorti i një anëtareje ishte dënuar për përdhunim.
Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte fituesi i fundit, në vitin 2017.
Këtë javë, u ndanë edhe çmimet për mjekësi, fizikë dhe kimi, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania