LAJMI I FUNDIT:

Fillon panairi për punësim dhe karrierë – Job Fair 2016

Fillon panairi për punësim dhe karrierë – Job Fair 2016

Prej sot e deri më 10 maj, në fakultetet teknike në Shkup do të mbahet edicioni i njëmbëdhjetë i Panairit për punësim dhe karrierë – Job Fair 2016, në organizim të Bordit të studentëve evropian të teknologjisë, BEST, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për kompanitë pjesëmarrëse të kontaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me të punësuarit e tyre potencial, ndërsa për studentët, të informohen më tepër për kompanitë, ofertat e tyre, si dhe për aktivitetet e tyre kryesore. Gjatë kësaj ngjarjeje, kompanitë do ta prezantojnë veprimtarinë e tyre, si dhe qëllimet dhe nevojat për kuadër të kualifikuar dhe ambicioz.


Siç mëson Telegrafi Maqedoni, në Job Fair, studentët e interesuar do të kenë mundësi të marrin pjesë në ligjërata të ndryshme, prezantime, trajnime “soft skills” dhe gara të organizuara nga kompanitë. Studentët synojnë për punë praktike ose vend pune më cilësore, ndërsa kjo është ajo që e ofron panairi Job Fair.

Sipas organizatorëve, në panairin e vitit të kaluar i cili është dëshmuar si më i suksesshmi deri më tani, kanë marrë pjesë 26 kompani, të parët në veprimtaritë e tyre. Panairi i vitit të kaluar është vizituar nga mbi 4.000 studentë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori