LAJMI I FUNDIT:

Fillon numërimi i 1,806 zarfave me fletëvotime nga diaspora

Fillon numërimi i 1,806 zarfave me fletëvotime nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i 1,806 pakove me fletëvotime nga diaspora, vota këto që fillimisht nuk ishin proceduar për votim në QNR. Numërimi i tyre pritet të përfundojë sonte.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, sot Gjykata Supreme mori vendim për numërimin e këtyre 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.


Ditë më parë, KQZ-ja nuk kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht ishte ankuar në PZAP, e cila ankesën e kishte vlerësuar si të pabazuar. Për këtë arsye, kjo parti dje ka dorëzuar ankesën tjetër në Gjykatën Supreme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se gjatë ditës së sotme KQZ ka bërë vlerësimin e 1806 pakove të me supozuara ke fletëvotime.

“Gjatë ditës së sotme KQZ ka bërë vlerësimin e 1806 pakove të supozuara me fletëvotime. Prej të cilave në fund kemi 2,449 pako me fletëvotime të individualizuara. Gjatë vlerësimit të tyre 2039 janë aprovuar kurse janë refuzuar 410 të tjera”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori