LAJMI I FUNDIT:

Fillon Fushata ‘Ushqehu, shijo dhe ndihmo me BUKA dhe SCHARF’

Fillon Fushata ‘Ushqehu, shijo dhe ndihmo me BUKA dhe SCHARF’

Ka filluar fushata për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe nënave e organizuar nga Meridian Express me Action for Mothers and Children.

Fushata që filloi sot do zgjasë 1 muaj, deri më 15 tetor 2019. Ky është viti i dytë me radhë ku Meridian Express po organizon këtë fushatë me qëllim për ngritje të fondeve për fondacionin humanitar AMC.

Fushata ka për bazë produktet e brendit  Schärf dhe senduiçët e ngrohtë të BUKA Bakery, ku për çdo kafe/çaj ose senduiç që do të porositet nga konsumatori, 10% e vlerës  do të dhurohet në ndihmë të nënave dhe fëmijeve. Me anë të fondeve të cilat do të ngriten përmes kësaj fushate, AMC do të financojë programet shëndetësore sic janë: furnizimimi me medikamentin jetë-shpëtues për foshnje Surfaktant si dhe zhvillimin e Qendrave Informuese ‘Klasat për Nëna’.

Vendet ku mund të shijoni produktet e Schärf dhe të BUKA Bakery dhe të ndihmoni misionin tonë janë lokalet e Meridian Express, në: Rr. Eqrem Rexha- Arbëri (afër Komunës së re), Pjata- Prishtinë, Rr. Nazim Gafurri, (rrugës për Gërmi), Lagjia Marigona Residence, Lagjia Qëndresa -Vetërnik, Rr. William Walker, Prizren.

AMC falenderon Meridian Express për bashkëpunimin si dhe komunitetin që  e bën të mundur suksesin e fushatës duke vizituar pikat e Meridian Express dhe duke konsumuar këto produkte.

Artikull i sponzorizuar