LAJMI I FUNDIT:

Fillon diskutimi për Ligjin për Prokurorinë Publike, por edhe për “Planin B” të Qeverisë

Fillon diskutimi për Ligjin për Prokurorinë Publike, por edhe për “Planin B” të Qeverisë

Në Kuvend sot duhet të fillojë diskutimi për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale.

Në seancën e Komisionit për Çështje Evropian, në rend dite është edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, i cili gjithashtu do të miratohet me procedurë të shkurtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, të martën tha se nëse nuk sigurohet shumica prej dy të tretave, atëherë në opsion është zgjidhje tjetër. Deskoska tha se “Plani B” i Qeverisë është ndryshimi i Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, i cili miratohet me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve.


Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, dje tha se zgjidhja më e mirë për Prokurorinë është ajo që sillet me konsensus, duke shtuar se ministrja e Drejtësisë me atë që e ka përmendur “Planin B” nuk ka thënë asgjë të re.

Nga ana tjetër kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në lidhje me deklaratën e Deskoskës, tha se tek ajo sheh urrejtje ndaj partisë së tij dhe se duhet të jep dorëheqje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori