LAJMI I FUNDIT:

Fillon digjitalizimi i bizneseve në Kosovë

Fillon digjitalizimi i bizneseve në Kosovë

Fingermarket.com – një investim Amerikano-Shqiptar.

Fingermarket është një kompani me pretendime globale me bazën e saj në SHBA. Së fundi kjo kompani ka hapur edhe degën e saj të parë në Ballkan, konkretisht në Prishtinë.

Qëllimi kryesor i saj është të zhvillojë bizneset vendore përmes krijimit të një komuniteti digjital duke u ofruar atyre identitet, rrjetëzim, dhe informim për investitorët e huaj mbi sektorët e ndryshëm të industrive vendore. Por gjithashtu zhvillimin e tregtisë online (e–commerce) dhe në anën tjetër fuqizimin e punësimit dhe rekrutimit përbrenda një platforme të vetme. Kjo ndërthurje u mundëson kompanive të gjejnë klientë potencialë, partnerë biznesi apo investitorë të jashtëm.

Të gjitha bizneset përbrenda kësaj platforme verifikohen duke siguruar kështu një saktësi dhe profesionalizëm për blerës dhe shitës jashtë tregut të Kosovës. Zhvillimi i Kosovës bëhet duke shitur më shumë produkte dhe shërbime jashtë vendit sesa duke i blerë ato nga jashtë. Pikërisht për këtë qëllim Fingermarket është duke ndërtuar mekanizmat për funksionimin dhe përkrahjen e tregtisë për gjitha industritë duke krijuar infrastrukturën e nevojshme që lehtëson zhvillimin e biznesit online dhe rritjen e eksportit të produkteve dhe shërbimeve.

foto brenda artikullit

Sot, nëse nuk je pjesë e botës digjitale me identitet të besueshëm online, qoftë për profesionistët, pronaret dhe vet kompanitë kjo nënkupton si të mos ekzistojnë. Rritja e biznesit nënkupton krijimin e vendeve të reja të punës dhe investim në resurse njerëzore. Për këtë arsye Fingermarket i kushton rëndësi rekrutimit dhe punësimit brenda platformës gjithashtu. Individët përmes krijimit të profilit profesional mund të informohen rreth kompanive dhe të aplikojnë për vende të ndryshme të punës.

Në anën tjetër kompanitë përmes profilit të tyre si biznes, mund të hapin vende të reja të punës apo të hulumtojnë dhe të gjejnë profesionistë të talentuar për kompanitë e tyre. Ndërlidhja e të gjithë këtyre faktorëve ndikon në krijimin e një ambienti të shëndoshë që siguron zhvillim të mëtutjeshëm. Në të ardhmen pritet që kjo kompani ta shtyjë ekonominë e vendit përpara.

Gjithashtu turizmi dhe vendet me rëndësi kulturore, historike dhe rekreacion do të identifikohen dhe promovohen jashtë Kosovës me qëllim të promovimit të imazhit të ri që ka vendi jonë pas 16 viteve në liri. Deri në fund të vitit kompania ka për synim të digjitalizojë pjesën më të madhe të bizneseve në Kosovë dhe njëkohësisht të ketë shtrirje në Ballkan.

Suksesi nuk vjen vetvetiu, por është rezultat i bashkëpunimit të shumë bizneseve dhe individëve së bashku. Prandaj anëtarësimin për biznese do ta ofrohet me çmim promocional deri me 30 qershor 2016, me qëllim të përshpejtimit të ekonomisë digjitale në Kosovën.

Për të krijuar një llogari në Fingermarket vizitoni faqen këtu dhe plotësoni fushat e kërkuara duke shtypur në fund butonin SIGN UP.

Fingermarket.com – The Power of Digital Economy. /Telegrafi/