Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden po marrin pjesë ceremoninë përkujtimore pranë memorialit të 11 shtatorit në qytetin e New Yorkut.

Bidenit i janë bashkuar edhe ish-presidentët, Barack Obama dhe Bill Clinton, si dhe disa udhëheqës kombëtarë dhe shtetërorë.


Ceremonia filloi me një minutë heshtje për të shënuar kohën, 8:46 të mëngjesit, kur aeroplani i parë, American Airlines Flight 11, goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, saktësisht 20 vjet më parë.

7b144942 7848 45c7 a955 5df467471c69

Momente të tjera të heshtjes do të respektohen në orën 9:03, 9:37 dhe 9:59 (sipas kohës lokale amerikane).

Më pas anëtarët e familjeve lexuan emrat e të gjithë viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, në Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit në Manhattan.

Vitin e kaluar, ceremonia vjetore e leximit të emrave u ndryshua shkaku i pandemisë COVID-19, ku emrat u lexuan përmes një monitori për të shmangur kontaktin mes njerëzve.

Ndryshe, dy aeroplanë kanë goditur Kullat Binjake të New Yorkut duke lënë të vdekur rreth tre mijë persona gjersa autorët e krimit ende po përballen me procese gjyqësore.  /Telegrafi/