Komuna e Deçanit ka nisur punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Isniq.

Ky projekt synon të përmirësojë qarkullimin dhe të lehtësojë jetën e përditshme të banorëve, duke i dhënë fshatit një pamje më të bukur dhe më dinjitoze.


Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave, duke premtuar një infrastrukturë të re dhe të qëndrueshme për shumë vite.

Banorët e Isniqit mirëpritën iniciativën, duke shprehur optimizmin se projekti do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të lëvizjes dhe zhvillimin e komunitetit lokal. /Telegrafi/