Ajo më parë ka luajtur në filma me renome si "Fifty Shades of Grey" dhe "Southpaw".

Rita Ora dukej e gatshme për të arritur në punë ndërsa ajo xhiroi disa skena për filmin e saj të ri "Twist", një tregim modern i romanit Oliver Twist, në Londër të martën.


Këngëtarja 28 vjeçe, e cila do të interpretojë rolin e Artful Dodger, dukej tërheqëse teksa u shfaq në sheshin e xhirimit me gërsheta, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

rita1 9

Rita kishte veshur një xhaketë të zezë me një dizajn shumëngjyrësh në krah dhe një zbukurim me rruaza mbi supet.

Të gjitha këto ajo i kombinoi mjaft mirë edhe me një kapelë gri.

rita2 5

Krijuesja i hitit “Hot Right Now” e bëri edhe me sportive dukjen e saj, ndërsa kishte veshur tuta ngjyrë gri.

rita3 5

Në një fotografi tjetër të kapur nga fotografët në shesh-xhirim, Rita kishte veshur një xhaketë të zezë me pantallonat e zeza, dhe një palë çizme që përputheshin.

Rita është caktuar të luajë rolin e vajzës Artful Dodger, ndërsa komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin.

rita4 2

Një burim afër projektit tha: "Xhirimet për filmin e ri filluan sot dhe të gjithë ishin shumë të entuziazmuar".

"Twist" do të vijë si ripërpunim i romanit të famshëm "Oliver Twist", të autorit Charles Dickens, në të cilin personazhi kryesor është rikrijuar si një artist në rrugë që jeton në rrugët e Londrës së sotme. /Telegrafi/

rita5 2

rita6 2