Në nivelin parauniversitar sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë shkollor, pas një muaji pushim, pavarësisht që SBASHK-u ka paralajmëruar se do të ketë greva.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se procesi mësimor ka filluar, dhe pasdite do të marrin të dhënat nëse ka pasur ndonjë shkollë që për shkaqe të ndryshme nuk ka nisur procesin mësimorë.
“Pasdite do të kontaktojmë me drejtoritë e arsimit në të gjitha komunat dhe do të marrim të dhënat nëse procesi mësimor ka nisur siç është paraparë”, ka thënë Jasharaj.
SBASHK-u po kërkon që Qeveria e Kosovës ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga coronavirusi. Kjo sindikatë po ashtu kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.
Lidhur me këto kërkesa, Jasharaj tha se në rast se nuk përmbushen nuk përjashtohen veprimet sindikale.
Ai shtoi se gjatë kësaj jave do të mbledhin edhe nënshkrimet nga punëtorët arsimorë që të kenë një pasqyrë sa më të qartë për këtë.
“Këshilli Drejtues ka marrë vendim që përmes drejtorëve komunalë të shpërndahen formularë që kolegët të deklarohen për autorizimin e kryetarit dhe kryesisë që nëse kërkesat tona Qeveria Hoti të bëjë mbështetje materiale për arsye të rrezikshmërisë nga COVIDI dhe të nënshkruhet kontrata e re kolektive, nëse ndodhin do të kemi situatë të qetë, punëtorët e arsimit do të japin kontributin e tyre. por, nëse kërkesat tona nuk plotësohen, atëherë nuk përjashtohet mundësia e veprimeve sindikale”, tha Jasharaj.
Jasharaj shtoi se beson që brenda kësaj jave do të përfundoj edhe procesi i mbledhjes së nënshkrimeve, dhe pastaj do të vendosin sesi do të veprohet në rast se Qeveria nuk ndërmerr diçka lidhur me kërkesat e tyre.
“Besoj qe brenda kësaj jave do të arrijmë të marrim nënshkrimet, dhe të premten k do ta kemi një pasqyrë reale të gjendjes, në rast se Qeveria nuk arrin t’i plotësoj kërkesat atëherë javën e ardhshme mund të kemi veprimet sindikale. Mbledhjen e këtyre nënshkrimeve po e bëjmë që të kemi si dëshmi se kemi vepruar sipas kërkesave të punëtorëve të arsimit pasi që shumë herë është thënë që këto nuk janë kërkesa të tyre, andaj duam t’i kemi dëshmi se ne veprojmë sipas zërit të mësimdhënësve”, tha Jasharaj.
Ndryshe, gjysmë vjetori i dytë i viti shkollor ka filluar sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi, mund të kalojë në skenarin B – mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C nga MASH. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë