Capital T dhe Majk kanë qenë protagonistët e hapjes së një prej klubeve më atraktive të natës, Hangover.

Klubi që konsiderohet me plot të drejt prej ambienteve më të mira në ambientin e hapur jo vetëm në vend, por edhe më gjerë, ka filluar verën e re në mëyrë magjike.


hangover 2

Me ndryshime në disa prej sektorëve dhe ndriçim e zërim të nivelit ndërkombëtar, Hangover filloi një verë të re, për të bërë diferencën.

Capital T dhe Majk performuan hitet e tyre më të mëdha para mijëra adhurusve në hapje.

hangover 3

Ata performuan një zëri me publikun hitet e tyre si “Pasha Jetën”, “O Ma” dhe “Paris Milano”, e madje performaun edhe freestyle ekskluzivisht për të pranishmit.

Hangover vazhdon me mbrëmjet e mëdha të shtunën me Gjikon, Butën dhe Yll Limanin në atë që konsiderohet përplasja e zhanreve hip hop dhe RnB. /Telegrafi/