LAJMI I FUNDIT:

Fileta viçi në salcë kërpudhash

Fileta viçi në salcë kërpudhash

Nevojiten:

* 1 kg mish viçi tul
* 500 gr kërpudha
* 2 dcl verë e kuqe
* 2 dcl lëng domatesh
* 2 dcl ujë
* 4 lugë gjelle miell
* 0,5 dcl vaj
* tubë majdanoz, hudhër
* erëza të përziera, piper i zi

Përgatitja:


1. Mishi i viçit pritet në fileta, e pastaj ato tëhollohen duke u rrahur me çekan druri. Filetave të mishit i shtohen erëza sipas shijes, rrotullohen nëpër miell dhe fërgohen në vaj të nxehtë.

2. Kërpudhat priten në rriska, ndërsa majdanozi dhe hudhra grihen shumë imët.

3. Kërpudhat kaurdisen në pak vaj, me qëllim që të skuqen, shtohen hudhrat, majdanozi dhe kaurdisen edhe ato.

4. Pastaj shtohet mielli dhe përzihet. Derdhen vera e kuqe, lëngu i domateve dhe uji, shtohen erëza sipas shijes dhe zihet pak, me qëllim që të fitohet dendësia e dëshiruar.

5. Në tavë të thellë dheu derdhet pakëz salcë, vendoset aty filetat e fërguara dhe kështu vazhdohet derisa të harxhohet i tërë materiali i përgatitur. Përfundohet me salcë. Piqet 30 minuta, në furrën e nxehtë në 200 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Fasule në stilin turk: Nuk ka mish, por ka një përbërës të pazakontë

Fasule në stilin turk: Nuk ka mish, por ka një përbërës të pazakontë

Kuzhina e huaj
Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer - nuk është e pjekur

Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer - nuk është e pjekur

Ëmbëlsirë
Kalo në kategori