LAJMI I FUNDIT:

Fiat 500X i ri me ndryshime minimale (Foto)

Fiat 500X i ri me ndryshime minimale (Foto)

Përgjithësisht, ndryshimet janë të vogla

Fiat 500 është shfaqur për herë të parë me ndryshimet në eksterier, që janë minimale, sa që vështirë vërehen, transmeton Telegrafi.


Përkundër se është për katër vjet në treg dhe i nevojiteshin ndryshime të mëdha, është bërë pak në këtë drejtim. Spiunët që merren me makina, e panë këtë crossover italian, teksa testohej nëpër mot shumë të nxehtë.

Teknika e kamuflazhit mund të bëjë të duket se ndryshimet janë drastike, por është vetëm një mashtrim optik, sepse shumëçka ka mbetur njëjtë.

Makina urbane, është pritur të ketë ndryshime në pjesën e përparme, veçanërisht në sistemin e dritave. Grilli pritej të jetë më i madh, që do të mundësonte ajrosje më të mirë, teksa pritej që të ketë edhe drita shtesë për mjegull.

Në pjesën e pasme, shihet se ka ndryshime pozitive, si dhe i është ndryshuar mbrojtësja. Makina që pritet të jenë në dispozicion me 160 apo 180kuajfuqi, nuk pritet të jetë në Paris Motor Show, ndërsa nuk bëhet e ditur se kur mund të ketë ndonjë prezantim. /Telegrafi/