LAJMI I FUNDIT:

Fiat 500L që e përdori Papa Françesku në New York shitet në ankand

Fiat 500L që e përdori Papa Françesku në New York shitet në ankand

Një Fiat 500 L të cilën e kishte përdorur Papa Françesku gjatë vizitës në New York në vitin 2015, do të shitet në ankand, kurse mund të arrijë çmimin prej 100 mijë dollarëve.

Shtëpia e ankandeve RM Sotherby ka njoftuar se vetura është e kompanisë Fiat Chrysler Automobiles dhe se më të kishte udhëtuar shkurtimisht Papa deri në avenynë e pestë, ku më pas ka vazhduar rrugëtimin me një Jeep të modifikuar me qëllim që qytetarët të mund ta shihnin sa më mirë.


Pas vizitës së Papës, vetura u përdor edhe një ditë në vitin 2016 dhe është shitur në ankand për qëllime humanitare për 82 mijë dollarë (76.112 euro), transmeton Telegrafi.

Fiat 500L është në gjendje të përkryer dhe ka vetëm 1.244 kilometra të kaluara. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për modelin 500L Lounge, vetura është e pajisur mirë, ulëset janë të veshura me lëkurë – ka sistem klimatizimi dy-zonal dhe sistemin infotainment të lidhur në një ekran 6-inç.

Veturën e vë në lëvizje motori 1.4 litërsh me katër cilindra me turbo-mbushje, që prodhon 162 kuaj-fuqi dhe ka ndërrues automatik me gjashtë shpejtësi që bën tërheqje me rrota e përparme. Pronari i ri duhet të ndajë nga 50 deri në 100 mijë dollarë. /Telegrafi/