Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur Kuvendin e Rregullt Vjetor.
Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 58 delegatë nga 61 gjithsej. Në fokus të këtij Kuvendi të FFM-së ishin investimet në infrastrukturë dhe në futbollin e femrave.
Të pranishëm në Kuvendin e futbollit vendor ishin Jozef Kliment nga UEFA dhe dhe Mariot Gavat nga FIFA, të cilët u shprehën të kënaqur me punën dhe bashkëpunimin me FFM-në, duke dhënë mbështetje edhe për të ardhmen.
FFM këtë vit përmbush 30 vite që nga antarësimi në UEFA dhe FIFA.
Presidentii i FFM-së, Muamed Sejdini, theksoi se shumë gjëra në Federatën e Futbollit funksionojnë mjaft mirë, por ka edhe gjëra që mund t’i përmirësojmë. Njeriu i parë i FFM-së vuri në dukje se vetëm rezultati mund t’i sjellë tifozët në stadium, duke theksuar rolin e preferuar të përfaqësueses A në Ligën e Kombeve. Ai theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me UEFA-n dhe FIFA-n dhe ndihmën që marrim nga programet e tyre për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit dhe sportit.
Fjalimi i Muamed Sejdinit para delegatëve:
“Ky nuk është një fillim i ri për ne si kryesi e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, por ndoshta është një nga periudhat më komplekse të punës në federatë. Të ndihmojmë edhe një herë të tjerët që ta shohin Federatën e Futbollit të Maqedonisë ashtu siç e shohim ne. Moderne dhe progresive. E konsideroj veten një person të përkushtuar dhe qëndrimi ndaj të gjitha detyrimeve në vitin e kaluar jep një vlerësim dhe pamje të punës sime, por edhe të gjithë federatës.
Mendoj se shumë gjëra në Federatën tonë të Futbollit po funksionojnë mjaft mirë, por e di që ka edhe gjëra që mund t’i përmirësojmë.
Sigurisht që për publikun suksesi i përfaqësues më të mirë është matës i suksesit edhe i federatës, por gjithsesi nuk është detyrimi i vetëm për ne. Prandaj, synimi është që të kemi sukses edhe në segmentet tjera për të cilat FFM duhet të kujdeset, t’i kushtojë kohë dhe vëmendje, të sigurojë dhe të shpërndajë mjete dhe sigurisht që në aktivitete dhe projekte të përfshijë të gjitha rajonet e futbollit në vend.
Të gjithë ne kemi qenë në futboll për shumë vite dhe e kemi të qartë se vetëm rezultati mund t’i sjellë tifozët në stadium. Suksesi në fushë rrit interesin dhe rikthen reputacionin e përfaqësueses. Për këtë përgjegjës janë futbollistët dhe trajnerët dhe stafi i tyre. Është detyra jonë t’u ofrojmë të gjitha kushtet dhe jam i sigurt se është kështu.
Ajo për të cilën jam veçanërisht krenar, janë miqësitë dhe kontaktet që kemi në Evropë dhe në botë. Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin dhe njerëz të tjerë me ndikim nga UEFA dhe FIFA. Ata e dinë që në FFM kanë një partner të besueshëm për të gjitha projektet e ardhshme. Është reciprokisht e dobishme. Në një vit në të cilin shënojmë tre dekada të anëtarësimit në UEFA, as që mund të ëndërronim për një marrëdhënie më të mirë me Federatën Evropiane të Futbollit.
Jemi këtu dhe me kokën lart qëndrojmë para jush duke paraqitur raportin për rezultatet e arritura sipas planit. Ne punojmë në vazhdimësi dhe do të vazhdojmë të investojmë kryesisht në infrastrukturë. Liga është interesante dhe investimet në futbollin e të rinjve dhe femrave janë më të mëdhatë në histori. Raporti që keni para jush tregon më së miri shtrirjen e aktiviteteve dhe projekteve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Falenderoj nga zemra të gjithë punonjësit e FFM-së, ju, delegatët e Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, klubet, trajnerët, futbollistët, gjyqtarët dhe gjithë stafin e futbollit për kontributin në zhvillimin e futbollit vendor. Për mua cilësia dhe puna juaj e kalon kuadrin real të shtetit.
Ajo që bëjmë së bashku është përtej çdo pritshmërie. Konfirmim për këtë është video në të cilën shohim investimet më të mëdha të FFM-së në periudhën e kaluar. Shtip, Veles. Ohër, Çair, Manastir, Xhepçishtë, Shkup”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ratcliffe deklaroi se lojtarët e Man United janë të mbipaguar – Fernandes iu përgjigj atij

Ylli i Barcelonës zbulon se ka mundur të luante për Kroacinë në Kupën e Botës 2018

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës