LAJMI I FUNDIT:

FFM del me reagim zyrtar pas sulmit fizik ndaj Muamed Sejdinit

FFM del me reagim zyrtar pas sulmit fizik ndaj Muamed Sejdinit

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dalë me një komunikim zyrtar pasi mbrëmë u sulmua fizikisht nga tri persona kryetari i kësaj Federate, Muamed Sejdini.

Nga FFM dënojnë sulmin ndaj Sejdinit. teksa kanë ftuar institucionet përkatëse të merren me zbardhjen e rastit.

Ndër të tjera thonë se për rastin në fjalë janë informuar UEFA dhe FIFA.


Reagimi i plotë:

Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënon ashpër sulmin frikacak dhe të turpshëm ndaj presidentit tonë, Muamed Sejdini, i cili mbrëmë në praninë e një miku u sulmua fizikisht në parkingun e një restoranti në Shkup.

Ky akt dhune është i papranueshëm dhe përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj vlerave të futbollit, sportit dhe demokracisë në përgjithësi.

Ne theksojmë qartë dhe pa mëdyshje se Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk do të lejojë që dhuna të bëhet mjet për ndikim apo për zgjidhjen e çfarëdo sfide. Zgjedhja e udhëheqësve në FFM zhvillohet ekskluzivisht përmes procedurave ligjore dhe demokratike, me votat e delegatëve, e jo përmes kërcënimeve dhe dhunës. Ata që përpiqen të prishin këtë proces përmes forcës duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimet e tyre tashmë janë identifikuar dhe se ne po bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë për të ndriçuar plotësisht këtë incident.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjitha organeve kompetente, që të marrin masa urgjente dhe ta hetojnë rastin deri në fund, në mënyrë që autorët të dalin përpara drejtësisë.

Për këtë incident kemi informuar edhe drejtuesit e UEFA-s dhe FIFA-s.

Presidenti i FFM-së mbetet i palëkundur përballë kërcënimeve dhe presioneve të tilla. Ato nuk e dobësojnë vendosmërinë e tij, përkundrazi, forcojnë përkushtimin e tij ndaj integritetit dhe transparencës në sport. Muamed Sejdini është zgjedhur në këtë pozitë në mënyrë të ligjshme, me votat e delegatëve, dhe vetëm në të njëjtën mënyrë do ta përfundojë ose vazhdojë mandatin e tij. Dhuna kurrë nuk do të jetë mjet që do të përcaktojë praninë ose largimin e tij.

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave sportive, lojës së ndershme dhe respektimit të institucioneve. /telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Lajme
Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Kronika e Zezë
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori