LAJMI I FUNDIT:

FETI me programe të modernizuara për vitin e ri akademik

FETI me programe të modernizuara për vitin e ri akademik

Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike (FETI) pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup, për vitin e ri studimor 2017/18 ka modernizuar programet në pajtueshmëri me trendet e reja në arsimin e inxhinierëve të elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit.

Dekani i FETI, Dimitar Tashkovski, thekson se i kanë ndjekur drejtimet e trupit ndërkombëtar për akreditim të institucioneve të arsimit të lartë nga sfera e tyre, ku janë theksuar dituritë dhe mjeshtërit themelore që sot duhet t’i posedojë një inxhinier modern i elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në FETI ka 650 vende për studentë fillestarë në vitin akademik 2017/18, prej të cilëve sipas konkursit, 440 janë me kuotë shtetërore, ndërsa 210 me bashkëfinancim.


Në dispozicion kanë shtatë programe studimore: elektroenergjetikë, automatizim dhe burime ripërtëritëse të energjisë, sisteme elektroenergjetike, elektroenergjetikë dhe menaxhment, inxhinieri sistematike kompjuterike, automatikë dhe robotikë, teknologji dhe inxhinieri kompjuterike, inxhinieri hardverike kompjuterike dhe elektroteknikë dhe telekomunikime dhe inxhinieri informacioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori