LAJMI I FUNDIT:

​Fetahu: “Open Balkan” nismë gjysmake, rruga e vetme për Kosovën mbetet BE

​Fetahu: “Open Balkan” nismë gjysmake, rruga e vetme për Kosovën mbetet BE

Deklaratat e sotme në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dedikuar Kosovës, për mos bashkëngjitje në iniciativën “Ballkani i Hapur”, po vlerësohen të jenë puro-politike dhe për interesa personale.

Deklarimet e kryeministrit shqiptar se “kërkim falja e Serbisë ndaj Kosovës duhet të vijë në fund e jo në fillim” dhe ajo e presidentit serb se “marrëdhëniet me Prishtinën i zgjidhim me dialog, ‘Ballkani i Hapur’ është tjetër gjë”, sipas Arbër Fetahut nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike janë vazhdimësi e qëndrimit të tyre dhe nuk befasojnë aspak.

Derisa arsyeton Kosovën për vendimin e saj që të mos i bashkohet kësaj nisme.


“Sot i pamë takimin e të tre liderëve, takimin me biznesmenë dhe me deklaratat e tyre, shihet që ata e kanë një vullnet dhe një qëndrim që dëshirojnë të themelojnë këtë iniciativë. Konsiderojmë që deklaratat ishin në vazhdimësi të qëndrimit të tyre. Këto deklarata të  Rama dhe të Vuçiq, janë deklarata puro politike dhe puro të drejtuara drejt interesit të tyre personal apo interesit të shtetit të tyre. Prandaj, ndonëse nuk ndonjëherë nuk na pëlqen neve si Kosovë, duhet të jemi të mësuar edhe me deklarata edhe me qëndrime të Shqipërisë që jo domosdoshmërisht na konvenojnë neve. Kosova është mirë që ka ruajtur një pozicion të vetin, e ka konstruktuar një qëndrim dhe ka vepruar në bazë të këtij qëndrimi dhe të këtij mendimi politik dhe ekonomik që ka për ‘Open Balkan’”, thotë Fetahu.

Sipas tij, e ardhmja e “Ballkanit të hapur” do të varet shumë nga Bashkimi Evropian.

“E ardhmja e ‘Open Balkan’ do të varet shumë edhe nga dinamikat e BE-së, procesit të integrimit evropian, Procesit të Berlinit si dhe dinamikave të dialogut Kosovë-Serbi, sa i përket zhbllokimit të marrëveshjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me qarkullimin, doganat e të tjera”, thotë ai.

Fetahu përgëzon qeverinë e Kosovës që po i qëndron prapa qëndrimit të saj për të mos iu bashkuar “Ballkanit të Hapur”, pasi thotë se rruga e vetme drejt integrimit është Bashkimi Evropian.

“Sa i përket deklaratave që u cek aty, se këto vende do të kërkojnë të bashkohen në ‘Open Balkan’ pas disa muajve, kjo mbetet të shihet pasi që vet nisma është gjysmake dhe nëse në të vërtet kërkohet që të bashkohen, atëherë kemi të bëjmë me një projekt shumë voluminoz, shumë të famshëm dhe të shpejtë, që ka një sukses të jashtëzakonshëm, e që për mendimin tonë, ne kemi dyshimet tona që mund të funksionojë aq shpejt saqë të tjerët të kërkojnë të bashkohen. Për Kosovën, rruga e vetme mbetet BE dhe çdo zëvendësim i agjendës evropiane me agjenda regjionale, nuk i bënë nder Kosovës, por as nuk i hyn në punë në aspektin e përparimit”, thekson ai për kp.

Ai flet edhe për ndikimin që mund të ketë në iniciativën “Ballkani i Hapur” dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas humbjeve të zgjedhjeve lokale.

“Procesi i zgjedhjes së qeverisë së re në Maqedoni merr kohë pak më shumë pasi është në proces tjetër në krahasim me Kosovën. Vet dërgimi i një përfaqësuesi të qeverisë në këtë takim sot pak a shumë e konfirmon që kjo kastë politike në Maqedoni është pro ‘Open Balkan’ dhe duke marrë parasysh të kaluarën e VMRO-DPNME nuk është se ka pasur ndonjë marrëdhënie të tensionuar me Beogradin, përkundrazi ka pasur një marrëdhënie më pro-aktive dhe më të afërt edhe në të kaluarën. Prandaj, është herët të themi se ka ndryshuar iniciativa ‘Open Balkan’, edhe pse një mini-goditje mund të themi që është pësuar më dorëheqjen e Zaev”, thotë ai.

Takimi i radhës i nismës rajonale për bashkëpunim “Ballkani i Hapur”, pritet të mbahet në dhjetor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori