LAJMI I FUNDIT:

Do festonte me shqiptarët Ditën e Flamurit, Basha anulon vizitën në Athinë

Do festonte me shqiptarët Ditën e Flamurit, Basha anulon vizitën në Athinë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka anuluar vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte bashkë me shqiptarët në Greqi, Ditën e Flamurit.

Më pas, ai ishte i ftuar të merrte pjesë në Kongresin e Nea Demokracisë. Lajmin e anulimit të vizitës së Bashës e njoftoi kreu i degës së PD në Athinë, Fatmir Gjoçi.


“Arsyeja është e kuptueshme. Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha, e anuloi vizitën e tij në Athinë”, shkruan kreu i degës së Athinës.

Siç i kishte lajmëruar më herët bashkëatdhetarët, kreu i degës së Athinës bën të ditur se në agjendën e Bashës ishin dy takime kryesore: pritja festive me shqiptarët e Greqisë në 28 Nëntor dhe pjesëmarrja në Kongresin e Nea Demokracisë, i ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Micotaqis.

“Zoti Basha kishte planifikuar një sërë takimesh, me Kryeministrin e Greqisë z. Micotakis, Ministrin e Punëve të Jashtme z. Nikos Dendias dhe një sërë personalitetesh të larta të shtetit helen, si dhe personalitete ndërkombëtare diplomatike, që ishin të ftuar në Kongres.”- thekson Fatmir Gjoçi, kreu i degës së PD-së në Athinë, i cili shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjet që humben njerëzit e tyre dhe uron shërim sa më të shpejtë për te të lënduarit. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori