LAJMI I FUNDIT:

Festojmë së bashku ditëlindjen e SHBA-ve në Galeria Shopping Mall

Festojmë së bashku ditëlindjen e SHBA-ve në Galeria Shopping Mall

A ju kanë munguar aktivitetet në qendrën tregtare GALERIA në Prizren?

Rikthehemi sërish me shumë adrenalinë, lojëra, qejf dhe argëtim për fëmijë e të rritur. Vikendin e 4 korrikut, si asnjëherë më parë do të festojmë së bashku në ambientin e qendrës tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren. Argëtim në maksimum për të gjitha moshat, shumë befasi në ambientin tonë freskues në këto ditë të nxehta verore.

Këtë të diel do të festojmë përvjetorin e dyqindekatërdhjetë e pestë (245) të shpalljes së Pavarsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shpallur më 4 korrik të vitit 1776. Me shumë aktivitete do t’i bashkohemi festës së miqve tanë, kështu duke filluar prej orës 12:00 me face painting për fëmijë, për të vazhduar argëtimin me Cirkun argëtues prej orës 14:00, të cilët ekskuzivisht për herë të dytë vijnë vetëm për argëtimin dhe knaqësinë tuaj në GALERIA Shopping Mall në Prizren. Ejani dhe takoni nga afër akrobatët dhe artistët nga Cirku që do të performojnë për ju dhe shihni lëvizjet dhe kërcimet e tyre magjike.

Me kaq festa veçse ka filluar për të vazhduar nga ora 18:00 me muzikë live, ku do të ju argëtoj këngëtarja e njohur nga Prizreni Saranda Alija.

Befasitë nuk kanë të ndalur për të gjithë vizitorët e GALERIA. Andaj mos mungoni në festën e bukur të organizuar vetëm për ditëlindjen e aleatëve tanë SHBA-ve dhe argëtimin tuaj në destinacionin e preferuar familjar, GALERIA Shopping Mall në Prizren.

Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar