Me rastin e shënimit të edicionit të 15-të të hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Domates, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi fermerët e Mamushës si punëtorë të zot dhe shembull i mirë për Kosovën.
Kurti tha se kur flitet për Mamushën, njëkohësisht flitet për njerëz punëtorë që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në kultivimin e produkteve më cilësore dhe me prodhimtarinë më të madhe në vend.
Sa i përket përkrahjes nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë rast përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kryeministri nënvizoi se fermerët e Mamushës kanë përfituar mbi 10 milionë euro nga viti 2021 deri në vitin 2024. Kjo mbështetjeje ka ndikuar në rritjen e sasisë prodhuese, sidomos e domates, sipërfaqet e së cilës janë shtuar për 100% në krahasim me vitin 2021, gjë që ka rritur eksportin në vlerë për mbi tetë herë, dhe sasinë, mbi gati tetë herë.
“Ajo çka synojmë si qeveri është ta shtojmë mbështetjen dhe ngritjen e vlerës së prodhimeve tona bujqësore, e në këtë rast sidomos të domates përmes skemës së granteve. Në këtë fazë ne kemi përkrahur shtimin e sipërfaqeve me serra, veçanërisht në Mamushë, falë organizimit dhe punës suaj, e kjo nënkupton prodhim më shumë. Uroj që viteve në vijim ta shtoni gamën e nënprodukteve përmes ruajtjes dhe përpunimit”, tha kryeministri.
Pra, “Domatja juaj në sofrën tonë, nga toka jonë!”
Përveç zgjerimit të sipërfaqeve me domate, Kurti përmendi edhe shtimin e sipërfaqeve me serra, me anë të mbështetjes nëpërmjet granteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e veçanërisht në Mamushë, ku puna, përkushtimi i fermerëve, organizimi si dhe prodhimtaria është në masë më të madhe.
Ai theksoi gjithashtu se investimet në rrugën e “Bashqeve” përmes MMPH-së, në Shtëpinë e Kulturës përmes MKRS-së janë investime tjera shtesë që gradualisht, por sigurt, do ta bëjnë Mamushën dhe Kosovën vend të begatë përmes vlerësimit të punës dhe njerëzve punëtorë.
Ndërkaq, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë sjell Expo Real Kosova dhe si po ndryshon industria e ndërtimit në vend?

Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

Mira Murati dhe Kolegji AAB – Një partneritet i mundshëm për arsim dhe teknologji në Kosovë?

Çfarë sjell Expo Real Kosova dhe si po ndryshon industria e ndërtimit në vend?

Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

Shijoni pushimet me produktet e freskëta të Meka Halal Food

Transformo rutinën tënde të bukurisë me super çmime nga ShopAZ - çkAZmos për ty

Çdo udhëtim i mirë fillon me një ndalesë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë