LAJMI I FUNDIT:

Festë në kafene në Ohër, askush nuk i respekton masat për COVID-19

Festë në kafene në Ohër, askush nuk i respekton masat për COVID-19

Në Maqedoni deri tani janë mbyllur disa lokale për mos respektimin e masave të caktuara nga Qeveria dhe Komisioni për sëmundje infektive (KSI) në lidhje me distancën dhe mbajtjen e maskave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë fundjavës në Ohër janë vërejtur disa shkelje të masave të caktuara për mbrojtje nga pandemia.


Në videon që qarkullon në rrjetet sociale shihen të rinj që festojnë dhe luajnë nën tingujt e muzikës. Video e publikuar është emëruar si “Wuhan i Maqedonisë”

Në asnjë moment nuk vërehet mbajtja e maskave e as mbajtja e distancës mes të pranishmëve.

Pasi video është bërë virale në rrjetet sociale, pritet edhe reagimi i shtetit me masa për objektin hotelerik në fjalë.

Gjatë ditës së djeshme autoritetet shëndetësore në vend njoftuan për 4 viktima dhe 166 raste me Covid-19. Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar u regjistruan në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori