Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi janë dy prej femrave më të përfolura në estradë.

Jo më pak vëmendje mediatike shpesh ka rrëmbyer edhe motra e tyre, Nita, e cila qëndron larg muzikës.


q1 2 e1542925380824

Së fundmi, të tri motrat kanë pasur një arsye të veçantë për tu mbledhur së bashku, e kjo ka qenë ditëlindja e nënës së tyre.

Tri vajzat së bashku me vëllanë e tyre, Bledin, kishin menduar që t'i organizonin një festë befasi mamasë së tyre, ish-këngëtares Suzana Tahirsylaj-Istrefi.

q4 1 e1542924863819

Ato kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe, duke treguar se si e kanë kaluar së bashku mbrëmjen nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ndërkohë edhe nëna e tyre, e cila është krenare me të arriturat e fëmijëve të saj, duket të ketë qenë e lumtur që këtë ditëlindje e festoi pranë tyre.

q2 2

EraIstrefi po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj të fundit muzikor "Anything More", bashkëpunimi me Steve Aoki.

Në anën tjetër, Nora është duke u bërë gati për programet festive, pasi do të jetë pjesëmarrëse në disa prej tyre. /Telegrafi/

q3 2 e1542924833367