LAJMI I FUNDIT:

​Festë, muzikë e rrahje në një lokal në veri të Mitrovicës, nga “njerëz të fortë” edhe gjatë orës policore

​Festë, muzikë e rrahje në një lokal në veri të Mitrovicës, nga “njerëz të fortë” edhe gjatë orës policore
Foto: Ilustrim

Edhe pse rregullat kundër pandemisë të vëna nga Ministria e Shëndetësisë ndalojnë aktivitetet e kafiterive dhe restoranteve pas orës 22:30 në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, në veri të vendit këto rregulla nuk respektohen.

Kështu, të enjten mbrëma në kafiterinë “Knez” në veri të Mitrovicës, pronar i së cilës është Radosh Petroviq, “njerëz të fortë” kanë organizuar party me muzikë live deri pas orës 1:00 të mëngjesit, ndërsa ka pasur edhe rrahje mes vete, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.


Sipas këtyre burimeve, brenda lokalit kanë qenë më shumë se 70 persona, ndërsa edhe përkundër thirrjeve të qytetarëve për ndihmë për shkak të shqetësimit nga zhurma dhe muzika e lartë në orët e vona, organet kompetente nuk kanë reaguar.

“Po, mbrëmë gjatë natës kanë festuar ‘njerëz të fortë’ me muzikë live në ‘Knez’ deri në orët e pasmesnatës. Nuk di çfarë kanë festuar saktë. Gjatë tërë kohës pjesëtarë të Kompanisë ‘Guard Vuk’ kanë siguruar lokalin nga jashtë. Në një moment ka pasur edhe tension mes dy tavolinave, me ç’rast njëri prej pjesëmarrësve është qëlluar me grusht, por shpejtë kanë ndërhyrë të tjerët për ta qetësuar situatën. Në një moment tjetër, kam parë pjesëtarë të policisë që kanë ardhur para derës, por me të kuptuar për identitetin e të pranishmëve, ata nuk kanë intervenuar”, kanë thënë burimet.

I pyetur nga KosovaPress-i se kush janë ‘njerëzit e fortë’, njëri prej burimeve ka thënë se ata janë ‘peshq të mëdhenj të nëntokës nga veriu e nga Serbia, të cilëve as policia s’ju bën dot gjë”.

KosovaPress-i ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje, por ai ka qenë i shkurtër në përgjigjen e tij.

“Nuk kam ndonjë raport zyrtar rreth këtij rasti”, ka thënë Radoviq. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori