LAJMI I FUNDIT:

Festa e parë e Siesta Comfort në Prishtinë nis me zbritje deri në 50%

Festa e parë e Siesta Comfort në Prishtinë nis me zbritje deri në 50%

Gjumi është aktiviteti më i rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Gjetja: “Gjumi top, shëndeti i plotë”, nuk është e rastësishme. Pra, duke e parë rëndësinë e madhe që ka gjumi në jetën tonë, rrjedhimisht investimi më i mençur mbetet në produktet që na e mundësojnë që atë ta bëjmë siç duhet. Vërtet, e çuditshme!

Ne jemi në gjendje të shpenzojmë shuma të mëdha parash në telefona dhe aparate të teknologjisë, por kur vjen puna për të shpenzuar në produkte jetike për shëndetin tonë, atëherë rrudhim dorën. Prandaj, ankohemi se zgjohemi më të lodhur se kur shtrihemi dhe tërë ditën ndjehemi ‘të llomitur’! Jo gjithmonë gjërat që na i shohin të tjerët janë investime të qëlluara!

Sidoqoftë, Siesta Comfort ngelet e përkushtuar në misionin e saj që secilit t’I mundësojë gjumë të mirë. Këtë synon ta arrijë përmes artikujve të shumtë dhe cilësorë.

Por krahas kësaj prioritet i kompanisë është edhe zhvillimi i një marrëdhënie të sinqertë e të ndërsjelltë me konsumatorin, duke qenë se Siesta Comfort nuk kënaqet përderisa klienti nuk ngelet i kënaqur. Ajo merr ankesa, propozime e këshilla nga ta dhe kështu i avancon produktet e saj. Pikërisht këtu qëndron suksesi i Siesta Comfort.

Siesta Comfort po rritet dhe këto ditë bën njëvjetorin e hapjes së dyqanit në Prishtinë. Në festën e saj të parë ajo ka vendosur që t’i ‘qerasë’ klientët e saj me zbritje deri në 50% në të gjithë produktet.

Të gjithë klientët të cilët ua kanë vënë syrin dyshekëve, jorganëve, jastekëve, e produkteve tjera tani e kanë momentin më të volitshëm që t’i blejnë.

Në gamën e gjerë të produkteve të Siesta Comfort ju mund të gjeni dyshekun lider Siesta Inspire, të pasuar nga dyshekët Reflection dhe Lux. Dyshekët e Siesta Comfort përbëhen nga shpuzat e presuara ortopedike elastike me dendësi të ndryshme (polyurethane) dhe shtresa kryesore është nga shkuma Memory.

Gjatë fjetjes kjo shtresë u përshtatet pikave kyçe të trupit. Po ashtu, ajo merr format e trupit të njeriut, për të ofruar një gjumë sa më të rehatshëm. Shtresat e tjera ortopedike elastike i ndihmojnë shtresës memorike ta rritin efikasitetin e saj, të garantojë gjumë të qetë pa e ndier presionin e peshës trupore.

Pastaj në radhë janë jorganët katër-stinorë dhe dimërorë, etj. nga poliesteri i lehtë dhe të mbështjellur me pëlhurë pambuku 100% si dhe jastëkët shumëllojësh të prirë nga ata me shkumë memorike dhe aroma të oqeanit, livandos dhe mentës. Po ashtu, kryeqytetasit do të kenë mundësi të marrin robdishanët dhe peshqirët cilësorë nga pambuku, e gjithçka tjetër që dhomën e tyre të gjumit e plotëson deri në përkryerje.

Me një fjalë produktet elitare të Siesta Comfort bëhen të përballueshme për çdo xhep. Kur kësaj i shtojmë transportin falas nëpër tërë territorin e Kosovës çdo gjë bëhet edhe më e lehtësuar.

Aktiviteti zgjat deri të mërkurën e ardhshme më 11 nëntor.  

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të zgjidhni, atëherë kontaktoni në 0800 88880 (pa pagesë) në qendrën tonë të këshillimeve ose klikoni në siestacomfort.com.

Asnjëherë në jetën tuaj nuk keni qenë më afër që të bëni një gjumë top! Siesta Comfort!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori