LAJMI I FUNDIT:

Festa e grave me thonjtë ekstra të gjatë (Video)

Festa e grave me thonjtë ekstra të gjatë (Video)

Në një klub nate në Floridë të Shteteve të Bashkuara, janë mbledhur disa gra që i kanë thonjtë të rritur në masë të madhe.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni ato teksa kërcejnë dhe shfaqin pjesët e rritura për disa centimetra, transmeton Telegrafi.


Derisa njëra i ka të dredhura, të tjerat i kanë kryesisht të drejta dhe të lyera me ngjyrë. Madje, njëra prej tyre i ka hequr edhe këpucët për të treguar thonjtë e gjatë të gishtave të këmbëve.

Derisa ato duken të gëzuara dhe i tregojnë me krenari trendin e tyre bizar, komentuesit janë shprehur të habitur se si i kryejnë gjërat elementare si përgatitja dhe ngrënia, apo pastrimi në tualet.

“Gjithçka e pështirë”, si dhe “mund i madh dhe dukje e keqe”, janë dy nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/