LAJMI I FUNDIT:

Festa e futbollistëve italianë me tifozët, momenti kur Ciro Immobilen ‘e tradhtuan shortset’

Festa e futbollistëve italianë me tifozët, momenti kur Ciro Immobilen ‘e tradhtuan shortset’

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile kishte një moment të sikletshëm ndërsa festoi triumfin e Italisë në Euro 2020.

Skuadra e Roberto Mancinit mposhti Anglinë me rezultat 3-2 në penallti në Stadiumin Wembley për të fituar Kampionatin Evropian dhe për të lënë tifozët e ‘Tre Luanëve’ me zemër të thyer.


Dhe ndërsa ekipi i Gareth Southgate ngadalë dilte nga fusha, festa po fillonte vetëm për lojtarët e Mancinit, përcjell Telegrafi.

Të mbështetur nga afërsisht 6,000 tifozë brenda Wembley, lojtarët italianë treguan vlerësimin e tyre për mbështetësit e tyre duke “rrëshqitur” në drejtimin e tyre.

Duke u bashkuar me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës, përpjekja e Immobile për t’u bashkuar me festimet nuk shkoi “sipas planit”.

Siç edhe mund të shihet në pamje, 31-vjeçarit ‘i rrëshqitën shortse-t’, por ai reagoi shpejt për të adresuar situatën dhe për t’u bashkuar përsëri me të tjerët.

Ndryshe, Immobile arriti të shënonte dy gola në Euro 2020 për Italinë, duke shënuar në fazën e grupeve kundër Turqisë dhe Zvicrës.

Sidoqoftë, pavarësisht se nuk arriti të shënonte në asnjë nga ndeshjet me nokaut të Italisë, ai u gjend gjithashtu në ballinat e mediave botërore pas fitores së çerekfinales së vendit të tij ndaj Belgjikës – por për të keq.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund u fotografua ndërsa “rrotullohej” brenda zonës së penalltisë, më për t’u ngritur në këmbë pak çaste më vonë pasi shoku i tij i skuadrës Nicolo Barella shënoi golin e epërsisë për Italinë ndaj Belgjikës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Qiraja

Qiraja

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Interesante
Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Interesante
Kalo në kategori