LAJMI I FUNDIT:

“Ferri” i shqiptares në Itali, nga rrëmbimi dhe puna si prostitutë tek ballafaqimi me kancerin

“Ferri” i shqiptares në Itali, nga rrëmbimi dhe puna si prostitutë tek ballafaqimi me kancerin

Adelina ka mësuar se në jetë duhet të luftosh. Ajo e ka bërë këtë gjatë gjithë kohës, duke mos u dorëzuar kurrë. Fillimisht, si një ish-prostitutë luftoi për lirinë e saj, për t’u larguar nga rrugët ku ishte e detyruar të shiste trupin e saj.

Pasi denoncoi tutorët dhe ndihmoi shumë femra të lirohen, lufton për të marrë nënshtetësinë italiane. Tani ka edhe një betejë tjetër, atë ndaj një sëmundje të rëndë, pasi është diagnostikuar me kancer.

Mediat italiane i kanë kushtuar shkrime të ndryshme gruas shqiptare, e cila prej 20 vjetësh jeton në një provincë në Brindisi. Adelina është pajisur me një leje qëndrimi për “raste speciale”, por ajo skadon në Tetor.

“Askush nuk e njeh si qytetare italiane, edhe pse për Italinë kjo grua, simbol i ligjshmërisë dhe kurajës, ka dhënë shumë”, shkruajnë mediat. Shqiptarja e cila luftoi edhe për të drejtat e grave të tjera kërkon vetëm që të jetojë si qytetare e denjë në Itali.

“Kam nevojë për kujdes shëndetësor. Gjithmonë pyes veten pse gjithçka ndodh me mua. Koha që më mbetet për të jetuar në këtë tokë, dua ta jetoj si një qytetare e denjë në këtë shtet”, ka treguar ajo.

Një kërkesë ia ka dërguar edhe ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini. Adelina i frikësohet shtrëngimit të masave për dhënien e lejeve të qëndrimit dhe ka frikë se do të dëbohet.

Ferri për Adelinën, emri i vërtetë i së cilës është Alma Sejdini, fillon në vitin 1996, kur u rrëmbye në qytetin e Durrësit. Më vonë e dërguan në Itali me gomone, ku e shitën në “tregun e grave”. Me një thikë e kërcënonin dhe i thonin që të mos e provonte të arratisej. Që nga ai moment filluan 4 vjet të gjatë dhune dhe poshtërimi për të.

Po dita e ndryshimit erdhi. Adelinën e shpëtuan “engjëjt me uniformë” siç i quan ajo. Por para se të shkonte në polici, shqiptarja duhet të kalonte edhe një provë tjetër. Nuk ndihej mirë dhe kërkoi që të shkonte të “punonte” pak më vonë, por u dhunua dhe u nxor me forcë në rrugë.

Një nga klientët vuri re të nxirat në fytyrën e saj dhe e çoi në komisariat. Nga këtu fillon një jetë e re për Adelinën. Ajo bashkëpunoi me forcat e rendit dhe me dëshmitë e saj çoi në burg dhjetëra persona, të cilët e kishin shfrytëzuar. Përveç kësaj shumë vajza të reja shpëtuan, duke e kthyer shqiptarja në një simbol të kurajës dhe ligjshmërisë.

Por sot Adelina ka një betejë të re për të fituar, atë kundër një tumori dhe për këtë ka nevojë për ndihmë shëndetësore, por ajo nuk ka nënshtetësinë që të marrë mjekimet. Është duke kryer kimioterapinë, por e vetme nuk mund t’ia dalë.

“Betejat janë bërë për t’u fituar, por kam nevojë për ndihmë ekonomike që të luftoj”, shkruan ajo në Facebook, ku edhe ka ftuar të gjithë personat që kanë dëshirë që ta ndihmojnë./abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori