Ferrari më në fund ka zbuluar Purosangue-n e tij të ri – një makinë më të lartë, me katër dyer dhe me shumë hapësirë të brendshme.

Thjesht mos e quani atë një SUV ose një crossover, ose do të hasni në zemërimin e prodhuesit legjendar italian të makinave, i cili me këmbëngulje pohon se është një makinë sportive unike 'ndryshe nga asnjë tjetër'.


Screenshot 22 3

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo makinë është e fuqizuar nga një motor i fuqishëm V12 6,5 litra 725 kuajfuqi.

Screenshot 21 3

Ajo kushton rreth 400,000 dollarë, arrin në 100 km/h në vetëm 3,3 sekonda.

Screenshot 23 3

Kjo konsiderohet si e Ferrarit në botën e SUV-ve me shpejtësi të lartë, duke synuar “familjet me xhepa shumë të thellë”. /Telegrafi/

Screenshot 24 2

Screenshot 25 1

Screenshot 26 1