LAJMI I FUNDIT:

Ferrari do të shtojë linjën e prodhimit të veturave elektrike

Ferrari do të shtojë linjën e prodhimit të veturave elektrike

Ferrari planifikon të zgjerojë fabrikën e saj në pjesën veriore të Italisë si pjesë e planit strategjik për linjën e veturave elektrike, plan të cilin pritet ta bëjnë publik gjatë një konference të shumëpritur gjatë javës së ardhshme, bënë me dije një burim i cili është në dijeni për çështjen.

Prodhuesi i veturave ka blerë hapësirë të re afër fabrikës në Maranello, dhe kanë filluar të hapin rrugë për linjën e tretë të prodhimit, linjë kjo e cila do t’i kushtohet prodhimit të veturave elektrike, deklaruan për AutomotiveNews disa persona, të cilët kërkuan që të mbesin anonim për shkak të privatësisë së informacionit.


Zgjerimi siç duket do të përfshijë edhe një qendër të re për prodhimin e baterive R&D, shtuan tutje burimet, përcjell Telegrafi.

Ferrari do të publikojë projektin me 16 qershor, në ditën e tregjeve kapitale, kur shefi ekzekutiv Benedetto Vigna pritet që të hedhë dritë mbi strategjinë e veturave elektrike dhe i cili do të parashtrojë planin e tij të biznesit për katër vitet e ardhshme.

Ish-ekzekutivi i STMicroelectronics u zgjodh si shef ekzekutiv i Ferrari-t në mënyrë që të përshpejtojë “largimin” nga motori 12-cilindërsh dhe kuaj-fuqija katër shifrore, veçori për të cilat njihet auto prodhuesi.