LAJMI I FUNDIT:

Ferrari shfaqi në tërësi modelin Roma, duke bërë xhiro në kryeqytetin italian

Ferrari shfaqi në tërësi modelin Roma, duke bërë xhiro në kryeqytetin italian

Kryeqyteti italian është bërë edhe më i bukur, nga Ferrari Roma që duket elegant dhe mbresëlënës

Ishte një vit i suksesshëm për Ferrari, që arriti ta prezantonte SF90 Stradale, si dhe pesë versione të reja të veturave për rrugë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse pritej që të shfaqte më shumë nga modeli Roma, që më herët është parë me disa shtresa kamuflazhi, tashmë është shfaqur në tërësi.

Vetura elegante dhe mbresëlënëse, me linja dhe përfundime shumë të buta, bëri xhiro në Romë të Italisë, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Dukja nuk është gjëja e vetme që bie në sy, por edhe mënyra e vozitjes, pasi në këtë makinë është integruar Race Mode që e përshtatë presionin në rrota.

Nën kapak, do ta ketë motorin sikur te Ferrari Portofino me 3.9 litra që prodhon 611 kuaj fuqi. /Telegrafi/