LAJMI I FUNDIT:

Ferrari që vlerësohet rreth 400 mijë dollarë përfundon në “një notim të paplanifikuar në liqenin italian”

Ferrari që vlerësohet rreth 400 mijë dollarë përfundon në “një notim të paplanifikuar në liqenin italian”

Një Ferrari 812 GTS i ri ka të ngjarë të jetë shkatërruar, ose të paktën të ketë pësuar dëme të mëdha, pasi përfundoi në një liqen në Itali.

Media lokale thotë se super vetura italiane ishte parkuar përgjatë rrugës Via Achille Grandi në komunën Sirmione, Brescia në veri të vendit, përcjell Telegrafi.


Po si përfundoi në liqen? Kjo është pyetja që ju do të bënit, sigurisht.

Epo, sipas Formula Passion, makina që vlerësohet rreth 400 mijë dollarë u la pa dashje në një vend në një rënie të lehtë pa i aktivizuar frenin e dorës.

Por pavarësisht nga shkaku, imazhet tregojnë se Ferrari rrëshqiti dhe përfundoi “me një këmbë në ujë”.

Është e vështirë të dihet shkalla e dëmit që është shkaktuar, por Formula Passion raporton se makina u tërhoq nga uji dhe nëse pasi motori nuk është ndezur, mund të ketë shpëtuar me më pak dëme. /Telegrafi/