LAJMI I FUNDIT:

Ferrari Purosangue i është nënshtruar trajtimit të modifikuesit Carlex Design

Ferrari Purosangue i është nënshtruar trajtimit të modifikuesit Carlex Design

Cilido qoftë mendimi juaj për Ferrari Purosangue, me librat e porosive në kapacitet deri të paktën në vitin 2026, ka pak dyshim se “crossover-i” SUV V12 ka rezultuar të jetë një sukses me klientelën elitare të prodhuesit të veturave.

Por ndoshta ju jeni duke pritur për pranimin e Ferrarit tuaj të ri me vlerë prej mbi 400 mijë dollarë, dhe megjithatë mendoni se pamja e jashtme është paksa shumë e zbutur. Epo, atëherë, ju jeni me fat sepse Carlex Design ka zbuluar konceptin e tij më të fundit që paraqet modifikime të gjera të jashtme dhe të brendshme.


Duke filluar me specialitetin e modifikuesit polak, brendësia është bërë një ndryshim i plotë. Ferrari Purosangue, i modifikuar nga Carlex Design, përmban sedilje të zbukuruar në një kombinim të lëkurës së bardhë dhe gjelbër, e cila është e shpuar për atë prekje të shtuar të dallueshmërisë, shkruan carscoops, transmeton Telegrafi.

Tematika me ngjyrë të bardhë dhe të gjelbër vazhdon nëpër të gjithë brendësinë. Paneli përmban një shtresë të madhe Alcantara të gjelbër sipër saj, ndërsa timoni është mbështjellë me lëkurë me theksime po ashtu me ngjyrë të gjelbër.

Nga Carlex thonë se ata kanë shkuar edhe një hap më tutje se fabrika e gjigantit italian, duke përmirësuar brendësinë me lidhëse lëkure të aplikuar në sediljet dhe panelet e dyerve për një prekje artistike dhe mjeshtërie.

Pamja e jashtme e koncept veturës Purosangue ndjek tematikën e vendosur në krijimet e tjera të Carlex, duke përqafuar edhe një herë përdorimin e lirshëm të ngjyrës së gjelbër nga kompania. Rezultati është një bojë me dy tone, me ngjyrën e argjendë të aplikuar me brushë, që zë gjysmën e poshtme të trupit.

Efekti i brushës imiton atë që shihet në Lamborghini Urus të Carlex Design, me bojën e aplikuar me një efekt furçe dore. Argjendi dhe e gjelbra takohen në vijën e belit të makinës, duke formuar një shirit garash, ndërsa thekse të tjera me ngjyrë të gjelbër gjenden në pjesën e poshtme të përparme. /Telegrafi/

 Does This Ferrari Purosangue By Carlex Make You Green With Envy?

 Does This Ferrari Purosangue By Carlex Make You Green With Envy?

 Does This Ferrari Purosangue By Carlex Make You Green With Envy?

 Does This Ferrari Purosangue By Carlex Make You Green With Envy?

 Does This Ferrari Purosangue By Carlex Make You Green With Envy?