Ferrari prezantoi më në fund super-makinën hibride me 986 kuaj fuqi (Foto)

Më i fuqishmi Ferrari, është modeli SF90 Stradale që ka edhe motor elektrikë
Super-makina e fuqishme hibride, e dyta nga kjo kompani pas LaFerrari që u prezantua më 2013, është prezantuar më në fund, pikërisht në kohën e festimit të 90-vjetorit të themelimit të devizionit garues Ferrari Scuderia, transmeton Telegrafi.
Ky është Ferrari më i fuqishëm që është krijuar ndonjëherë, që ka edhe motorë elektrikë, ndërsa e ka formatin V8 për dallim prej atyre të mëparshme që ishin V12. Që të sigurohet se SF90 Stradale, e ka edhe pamjet e duhur që të përshtatet me përformancën, Ferrari ka punuar në dukjen sa më estetike, që ka një stil të ri dizajnimi.
Në mënyrë që ta tejkalojë paraardhësin në aspektin e përfomancës, i është vendosur motori me 4.0 litra V8, që mund të prodhojë 769 kuaj fuqi. Falë tre motorëve elektrikë, njëri prej të cilëve e ndihmon qarkullimin e pjesës së përparme, si dhe dy tjerave anash, kapaciteti rritet edhe për 217 kuaj fuqi shtesë, duke e rritur n 986 kuaj fuqi kapacitetin e përgjithshëm.
Me mundësinë e tërheqjes me të katër rrotat, Ferrari SF90 Stradale shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për 2.6 sekonda, 200 kilometra në orë i arrin për 6.7 sekonda, ndërsa matja e shpejtësisë ndalohet në mënyrë elektronike, kur të ketë arritur në 340 kilometra në orë.
Sistemi i brendshëm i avancuar, në kombinim me aerodinamikën e lartë, mundësojnë që ky Ferrari të arrijë shpejtësinë enorme. Mirëpo, inxhinierët që punuan në SF90 Stradale, kanë punuar që të ketë disa nivele shpejtësie dhe të vozitet të forma të ndryshme si eDrive apo Hybrid, në mënyrë që të përshtatet edhe për shoferë me më pak eksperiencë.
Deri tani, Ferrari nuk ka bërë të ditur çmimin që do ta ketë SF90 Stradale, por askush nuk mendon se do të jetë e lirë të blehet një super-makinë me përformancë kaq të lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

BMW prezanton M4 më të shtrenjtën ndonjëherë

Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Audi po ndryshon strategjinë e emërtimit - çfarë do të thotë kjo?

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania