LAJMI I FUNDIT:

Ferrari njoftoi një veturë të re revolucionare sportive për në fund të qershorit

Ferrari njoftoi një veturë të re revolucionare sportive për në fund të qershorit

Spekulohet se është një hibrid V6.

Ishte fundi i prillit kur Ferrari prezantoi modelin Competizione në dy versione, me një motor V12, dhe tani kompania po përgatitet të mbajë premierën e një veture të re sportive me më shumë cilindra.


Videoja e njoftimit, e cila lë të kuptohet për ardhjen e afërt të një modeli të ri “revolucionar”, nuk zbulon shumë, përveç datës së premierës së tij – 24 qershor.

Ne do të zbulojmë se çfarë lloj veture do të jetë javën e ardhshme, por përdorimi i fjalës “revolucionar” sugjeron që ajo është një lloj krejt tjetër i Ferrarit, transmeton Telegrafi.

Anëtarët e forumit FerrariChat bien dakord që marka italiane do të paraqesë modelin e saj të ri bazë të krijuar për motorin V6, i cili fillimisht u njoftua në shtator 2018.

Ngjashëm me SF90 Stradale, thuhet se modeli i ri do të jetë hibrid plug-in. Ka raporte kontradiktore në lidhje me motorin me djegie të brendshme, pasi disa thonë se do të jetë një Ferrari V6 i pastër, ndërsa të tjerët mendojnë se ka të bëjë me Nettun 3.0-litërsh binjakë të Maserati.

Ai motor në Maserati MC20 prodhon 630 kuaj fuqi, por pritet që pasardhësi shpirtëror i Ferrari Dino të japë më shumë kuaj fuqi me motorin elektrik. /Telegrafi/