LAJMI I FUNDIT:

Ferrari duket se po e përgatitë një SF90 Stradale edhe më të shpejtë

Ferrari duket se po e përgatitë një SF90 Stradale edhe më të shpejtë

Kjo është paraqitja e parë, që ky hibrid shfaqet në lëvizje

Janë bërë afro gjashtë muaj, që kur Ferrari e prezantoi për herë të parë hibridin SF90 Stradale, transmeton Telegrafi. Megjithëse e kemi parë në shumë imazhe, ky model është parë për herë të parë në lëvizje, teksa arrinte shpejtësi të lartë.


Por, megjithëse e kemi parë si duket, Ferrari e ka kamufluar këtë model, mbase për të testuar ndonjë version tjetër edhe më të shpejtë, që mund të ofrohet si opsion.

Njëra nga makinat që po testohej në Fiorano të Italisë, kishte linja më të rrumbullakosura, që disa thonë se ngjanin me ato të 488 Pista. Sikur është duke e përgatitur një version më i fuqishëm, mund të jetë një SF90 Stradale i fokusuar për pista.

Brenda këtij Ferrari, është motori me 4.0 litra që prodhon 769 kuaj fuqi, që ndihmohet nga dy motorë tjerë elektrikë, duke bërë që së bashku të prodhojnë 986 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Ferrari SF90 Stradale e arrin për 2.6 sekonda, derisa për 6.7 sekonda arrin në 200 kilometra në orë, para se të ndalojë në shpejtësinë maksimale prej 340 kilometrave në orë.

Në çerekun e parë të vitit që vjen, Ferrari do ta sjellë hibridin SF90, që mund të jetë edhe më i shpejtë se që pritej dhe shumë më i mirë. /Telegrafi/