Barcelona dhe Manchester City janë bisedime që të gjejnë një marrëveshje për Ferran Torres i cili dëshiron të kalojë në “Camp Nou”.

Të mërkurën, më 22 dhjetor, Blaugrana ngriti ofertën e tyre në 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë për 21-vjeçarin pasi dy ofertat e tyre të para - prej 45 milionë euro dhe 50 milionë euro - u refuzuan nga City.


Klubi i Ligës Premier i ka thënë Barcelonës se Ferran kushton 70 milionë euro dhe tani ata janë afër kësaj shifre, ofertë që po mendohet në “Etihad”.

0 Manchester City win the 202021 Premier League Package

Oferta e parë

Barcelona kontaktoi fillimisht me Manchester Cityn disa javë më parë për t'i informuar ata për interesimin e tyre për Ferran, të cilin Xavi Hernandez dëshiron ta sjellë në “Camp Nou”.

Megjithatë, oferta hapëse e klubit katalanas prej 45 milionë eurosh u refuzua menjëherë nga City.

Pep Guardiola ka dhënë dritën jeshile që Ferran të shitet pasi ai nuk është një lojtar i rëndësishëm, por vetëm nëse Man Cityt i merr paratë që dëshiron.

16399292721877

Man City i ka treguar Barcelonës se ata e vlerësojnë spanjollin 70 milionë euro, dhe Blaugranat më pas bën një ofertë prej 50 milionë euro plus shtesa, por edhe kjo u refuzua.

Oferta e fundit

Këtë të mërkurë, Barcelona u rikthye te Manchester City për një ofertë prej 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë, e cila tani është në shqyrtim nga klubi anglez pasi është afër çmimit të kërkuar.

Screenshot 1 35

Marrëveshja nuk është mbyllur ende pasi dy klubet vazhdojnë të negociojnë, me Krishtlindjet që janë caktuar si afat, por tani duket se Ferran po i afrohet gjithnjë e më shumë kthimit në Spanjë dhe bashkimit me Barcelonën./Telegrafi/

telegrafi sport app