Fero pjesë e Ndeshjes së Yjeve
Reperi i njohur shqiptar, Fero, është pjesë e Ndeshjes së Yjeve ku po marrin pjesë futbollistë të famshëm por edhe politikanë e yje të estradës.
Gjatë intonimit të himnit, kamera ka fokusuar edhe këngëtarin gjilanas, ku pranë tij ishte edhe artisti Burak Vehapi.
Kjo po bëhet për nder të Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, ku të pranishëm janë edhe Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.

Fero në ndërkohë këtë vit bëri rikthimin në muzikë, pasi njoftoi largimin nga kjo fushë.
Ai në gusht të vitit 2023 u tërhoq për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.
E këtë kohë, Feronit Shabani (emri i vërtetë) pati probleme edhe me ish-partneren e tij, Arbenita Ismajlin, për shkak të kujdestarisë së vajzës.
Ai tani ka publikuar disa këngë që janë pritur mirë nga fansat e publiku. /Telegrafi/








































