LAJMI I FUNDIT:

Fermerit nga fshati Gradicë i Drenasit, ia djegin pesë hektarë mjedër

Fermerit nga fshati Gradicë i Drenasit, ia djegin pesë hektarë mjedër

Shumë raste të zjarreve që po ndodhin ditëve të fundit në vise të ndryshme të Kosovës, janë shqetësuese.

Pavarësisht apelit për mos djegien e fushave pasi të korren drithërat, pronarët dhe qytetarët, vazhdojnë të besojnë se tokat e tyre do të jenë shumë më produktive.


Së fundi një fermeri në Komunën e Drenasit i janë djegur sot rreth 5 hektar mjedër, ndërsa është dashur të intervenojë edhe ekipi i zjarrfikësve.

Fermeri nga Gradica përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur të jetë mjaftë i shqetësuar me këtë që i ndodhi sot, ndërsa ka treguar se falë zjarrfikësve ka arritur të shpëtojë një pjesë e plantacionit.

“Është për të ardhë keq se çfarë njerëz mbanë kjo tokë. Sot persona të pandërgjegjshëm i kanë vu zjarrit plantacionit me rreth 5 hektar mjedër, por për fat një familjar i imi nga Baica ishte duke kalu andej e ma dha lajmin e hidhur. Me intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve nga Drenasi, arritëm ta shpëtojmë pjesën dërmuese të plantacionit”, ka treguar ai.

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori