LAJMI I FUNDIT:

Fermerët gjilanas që kanë pësuar dëme nga breshëri dhe erërat ftohen të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë   

Fermerët gjilanas që kanë pësuar dëme nga breshëri dhe erërat ftohen të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë   

Breshëri dhe erërat e fuqishme që kanë përfshirë edhe komunën e Gjilanit ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në disa zona bujqësore.

Drejtori i Bujqësisë, Bajram Iasufi i ka ftuar fermerët që t’i raportojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që të evidentohen në raportin, i cili do t`i përcillet Ministrisë së Bujqësisë.


“Të gjithë fermerët e komunës së Gjilanit të cilët kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore siç janë erërat e forta dhe breshëri duhet të paraqitën në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Komisioni i emëruar nga Drejtoria do të dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur të dhënat dhe evidentimin e tyre në raportin i cili do t`i përcillet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për procedim të mëtejmë”, ka thënë Isufi. /Telegrafi/