Prej zhvillimit të mirë që pati në vitet e fundit prodhimi i rrushit dhe përpunimi i tij për verë më pas, Ali Hidri vendosi të lërë Italinë dhe në vitin 2014 u kthye në Shqipëri, për t’u bashkuar me dy vëllezërit e tij dhe për të mbjellë 3 hektarë me vreshta.
“Kemi mbjellë gjithsej 3 hektarë rrush si vëllezër. Ne kemi shitur pjesë-pjesë gjithmonë. Prodhimi i sivjetshëm mund të shkojë gati 60-70 tonësh. Kam 8 vjet që merrem me rrushin, nuk kam pas dalë keq sepse edhe shitja ka qenë normale. Por tani sa po vjen dhe po degradohet. Bisedova me fëmijët dhe thash që të ikim. Kemi qenë shumë mirë, por tani erdhëm drejt degradimit, rrush ka, por ku t’i çojmë. Fidanët i morëm nga Italia. Ky është viti i tretë që jemi keq”, deklaroi Ali Hidri.
Por viti 2020 i zhyti në krizë të thellë fermerët, përpunuesit e rrushit dhe kantinat e verës sepse e gjetën veten përballë një mbiprodhimi, por pa treg, qoftë për shkak të masave kufizuese pandemike, por edhe sepse vera konsiderohet një pije luksi.
Në vitin 2021 kur nisi lehtësimi i masave, në treg u shit vera e mbetur stok nga një vit më parë, duke bërë që pasojat e pandemisë t’i shoqërojnë fermerët edhe përgjatë 2022.
Tregtarët nuk kanë interes për rrushin e prodhuar këtë sezon sepse kanë ende pa shitur një pjesë të prodhimit të vjetshëm dhe mungesa e kërkesës, ka ulur çmimin.
“Ne më përpara e kemi shitur me 50 lekë kg, tani po shkojmë me 30 lekë fare. Po shkojmë duke e ul gjithmonë. Nuk ka sot për sot asnjë të interesuar. Vetëm një nga Kruja është që interesohet për një pjesë të vogël, të tjerat janë të gjitha përtokë. Do kalbet në degë sepse nuk ke ku e çon. Nëse bie shi, kjo nuk reziston më. Plehrat kimike në fillim e morën 130 mijë lekë 1 kuintal, tani shkuan 150 mijë lekë. Rrushit nuk i bën dot shërbim. Nuk kanë ardhur fare kantinat”, deklaroi fermeri Ali Hidri.
“Kemi kontaktuar me kantina vere, por nuk marrim përgjigje. Unë shpenzova gjithçka këtu dhe do të iki prapë së bashku me familjen. Çmimi mesatar që të jemi të kënaqur është 400 lekë. Por ata nuk po vijnë as të pyesin, as për 400, as për 200”, deklaroi Qani Hidri.
Tre vëllezërit kërkojnë që në zonë të ndërtohet një kantinë, me qëllim që prodhimi i viteve të tjera të mos shkojë dëm. Në rast të kundërt, nëse nuk ka investime dhe treg të sigurt, ata thonë se do të rikthehen sërish në emigracion sepse kostot nuk mbulohen nga fitimi./Vizion Plus/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të ndiqen nga 342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj
Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri që nga fillimi i programit në vitin 2019
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit “Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe”
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj