LAJMI I FUNDIT:

Fermerët e Maqedonisë nesër protestojnë para ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e Maqedonisë nesër protestojnë para ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e Maqedonisë njoftuan për protestë paqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave për shkak, siç thonë ata gjendjes alarmante.

Ata kërkojnë takim me ministrin Ljupço Nikollovski dhe ku është më mirë, thonë ata, të jetë i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev. Ata ankohen se kanë ardhur skaj të ekzistencës, pasi që çdo vit ata përballen me 2.000 deri 5.000 euro humbje për shkak të çmimit të ulët të qengjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendosëm të reagojmë me protestë të shohin se ekzistojmë. Edhe qeverisja e kaluar edhe kjo nuk ngrit zërin për barinjtë. Ne duam të theksojmë edhe një herë se çmimi i blerjes së qengjit është më i ulët se prodhimi dhe subvencionet për një dele pjellore janë minimale. Këtë duam t’ia themi ministrit Nikollovskim dhe kërkojmë, nëse është e mundur të marrë pjesë edhe kryeministri Zaev”, thotë një nga ferme për AIM.


Fermerët deri tani kanë pasur disa takime me Nikolloskin ku kanë marrë pjesë edhe drejtori i Agjencisë për pagesa Nikolla Babovski, si dhe drejtori i ndërmarrjes publike për Kullotat, Lulzim Fejzullai. Ata shprehën problemet me të cilat ballafaqohen, por autoritetet që i dëgjonin nuk morën përgjigje specifike.

Sipas tyre, është qesharake që rritja e subvencioneve për një qengj femër është nga 1.000 në 1.100 denarë. Çmimi, megjithatë, i qengjit është shumë i ulët, nën prodhimin, dhe ky problem ka qenë për vite me radhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori