LAJMI I FUNDIT:

Ferizajasi që i shërbeu Titos, Rugovës e Thaçit, fitoi vendin e parë si kamarier në vitin 1974 (Video)

Ferizajasi që i shërbeu Titos, Rugovës e Thaçit, fitoi vendin e parë si kamarier në vitin 1974 (Video)

Ndonëse ka mbushur të 70-at Ibrahim Qerimi ende nuk i ka harruar mësimet që i ka ndjekur dikur në fushën e hotelerisë.

Qerimi në vitin 1974, apo në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte fituar vendin e parë si shërbyesi më i mirë dhe më i shpejtë, ndonëse kishte pjesëmarrës nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi. Gazeta ‘Rilindja’ kishte shkruar në atë kohë për suksesin e tij.


“Në Pejë kemi qenë tre kamariera nga Ferizaj. Kemi qenë rreth 60 apo 70 kamariera nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi, ne nga Kosova. Më ka rënë së paku tetë herë në kualifikime për garën e vendit të parë. Më në fund deshi fati që unë zura vendin e parë si kamarieri më i mirë në garën hoteliere në vitin 1974. Atë sukses e dokumentoj me fotografi nga Gazeta ‘Rilindja’”, shprehet për RTV Dukagjinin Ibrahim Qerimi.

Ani pse kishte triumfuar në këtë garë, shkaku i inatit të serbëve thotë nuk ia kishin dhënë çmimin e artë. Edhe pse serbët e Ferizajt e kishin përkrahur atë.

“Mua nuk më kanë dhënë çmimin sepse iu ka ardhur inati serbëve, më kanë dhënë diçka simbolike, por Çmimin e Artë nuk ma kanë dhënë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gati gjysmë dekade ka ushtruar profesionin e kamarierit, e përgjatë kësaj periudhe Qerimi kishte pasur rastin t’i shërbente ushqim edhe udhëheqësit të ish Jugosllavisë, Titos, dy herë. Gjithashtu edhe shumë figura tjera politike të kohës, duke përfshirë edhe ish presidentin Ibrahim Rugova.

“Kam pasur rast si kamarier të shërbej edhe Titon në vitin 1974 në Hotel ‘Jugosllavia’. Kuptohet ai ishte me delegacionin e vet nga Kosova, Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha etj. Pas lufte edhe kryetarin Ibrahim Rugova e kam shërbyer së paku dy herë. Pastaj edhe të gjithë tjerët, Thaçin e mos të flasim më për Ferizaj”, potencoi Qerimi.

Ibrahim Qerimi tregon edhe mënyrën se si janë zhvilluar garat në atë kohë dhe rregullat që është dashur t’u përmbahesh.

“Ka pasur rast që kamarieri kur e ka parë nga dritarja inspektorin ka ikur me vrap, sepse ka pasur frikë mos i ka thonjtë e pa prerë. Çdo gjashtë muaj është dashur të nxjerrim librezë sanitarie”, tregon kamarieri i karrierës.

E në kohën sa ishte duke punuar në komunë si shërbyes, gati 200 punonjësve u kishte mësuar pijen e zakonshme. Në këtë mënyrë, mjaftonte që ata të ngrinin dorën dhe pija tu servohej pa e marrë porosinë.

“Kemi shërbyer kafe, çaj etj., por jo pije alkoolike. Kemi qenë rreth 120 punëtorë e më pas ka shkuar deri në 180 punëtorë. Mund të them se gjatë viteve që kam punuar aty për 90% të atyre punëtorëve e kam ditur se çfarë pinë”, tregon kamarieri ferizajas,  që bëri nam në Jugosllavinë e vitit 1974.

Qerimi e kujton me nostalgji kohën e kaluar të mbushur me suksese në fushën e hotelerisë, ndërkaq tregon se ndonjëherë kishte marrë pjesë edhe në gara të shahut./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori