LAJMI I FUNDIT:

Ferguson dhe Howard njoftohen për sigurinë në Kosovë

Ferguson dhe Howard njoftohen për sigurinë në Kosovë

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali i Marinës së SHBA-ve, Mark Ferguson dhe pasardhësja i tij, admiral i Marinës së SHBA-ve, Michelle Howard, vizituan shtabin e përgjithshëm të Forcës së Kosovës (KFOR) ku u pritën nga komandanti i KFOR-it, gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.

Admiral Ferguson dhe admiral Howard u informuan nga komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit të përgjithshëm mbi zhvillimet e fundit të situatës së sigurisë dhe situatës politike në Kosovë, si dhe rajonin e gjerë të Ballkanit.


Ferguson përshëndeti pjesëtarët e shërbimit të KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe kompleks të Ballkanit dhe nevojën për të vazhduar për të përmbushur misionin për të promovuar progresin në rajon.

Sipas një komunikate të KFOR-it, në ceremoninë pasuese, flamuri i Admiralit Ferguson nga qëndrimi i tij si komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, është ulur dhe është ngritur ai i pasardhësit të tij.

Admirali Ferguson ka inspektuar Gardën e Nderit të përbërë nga kontingjente të ndryshme që shërbejnë me KFOR-in.

Gjithashtu, përveç përfaqësuesve të lartë kombëtarë, të pranishëm is hin edhe oficerë të lartë të stafit dhe kryetarët e degëve të shtabit të përgjithshëm të KFOR-it. Admiralit Ferguson iu dhurua flamuri i tij i Komandës, përpos flamurit të KFOR-it, për të shënuar rastin dhe si një kujtim i mandatit të tij si Komandantit të Forcave të Përbashkëta Aleate.

Gjatë vizitës, këta zyrtarë të lartë patën mundësinë për të fluturuar mbi zonën e Veriut dhe për të vizituar Urën Austerlitz në Mitrovicë. Admirali Ferguson dhe Admiralja Howard gjithashtu vizituan bazën e propozuar ushtarake operative të helikopterëve afër aeroportit të Prishtinës, për të parë punët e vazhdueshme që po ndërmerren.

Vizita e Admiralit Ferguson mundësoi edhe prezantimin e pasardhëses së tij Admiral i Marinës SHBA-së, Michelle Howard, si komandant i ardhshëm i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

Ceremonia e ndërrimit të Komandantit të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, do të zhvilloh et në Napoli, më 7 qershor të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori