Trajneri i Fenerbahces, Ersun Yanal, do t’i dërgojë në Trabzon ndihmësit e tij, ku ekipi i këtij qyteti Trabzonspor përballet me Baselin në Ligën e Evropës.

Fenerbahce e sheh Trabzonin si rivalin kryesor për titull në Turqi.


Përveç që do të vëzhgohet skuadra rivale në kampionat, por ashtu tek Baseli janë dy lojtarë që pëlqehen nga Fenerbahce.

44e95e02239340faa157d2aaff22ddfe Yanal, trajner i Fenerbahces

Njëri nga ta është edhe sulmuesi shqiptari, Kemal Ademi. Ai sikurse Vedat Muriqi është nga Prizreni, por që familja e tij ka migruar në Zvicër.

Aty është edhe talenti tjetër Eray Comert që po ashtu luan te Baseli e që do të vëzhgohet.

6 ersun yanal yardimcisini trabzona gonderecek baselin iki yildizi izlenecek 156999959219 Kemal Ademi, sulmues i Baselit

Nëse Fenerbahce arrin që të nënshkruajë me Ademin, atëherë do t’i ketë në sulm dy shqiptarë. /Telegrafi/   

telegrafi sport app