Mërgim Mavraj mund të largohet nga Hamburgu dhe futbolli gjerman.

Mbrojtësi shqiptar është në formë të lartë por e njëjta gjë nuk vlen edhe për skuadrën e tij.


Hamburgu është duke luftuar për mbijetesë dhe kjo gjë nuk po i pëlqen fare Mavrajt.

Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe gjiganti turk Fenerbahce që po kërkon mbrojtës.

Mavraaj

Kampionët e shumëfishtë të Turqisë janë në kërkim të një mbrojtësi me përvojë dhe kanë piketuar Mavrajn si të duhurin.

Sipas medieve gjermane Fenerbahce është e gatshme të shpenzojë rreth tre milionë euro për Mavrajn.

Ndërkohë për lojtarin po bëhet gati një kontratë katër vjeçare me 1,7 milionë euro pagë vjetore.

mavraj

Edhe pse ky operacion duket i vështirë pasi Hamburgu nuk e lë të lirë shqiptarin pasi është duke luftuar për mbetje në elitën e futbollit gjerman.

Më parë për Mavrajn interesim kishte shprehur edhe rivali lokal i Fenerbahces, Besiktasi.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Kolnin, Bochumin e Greuther Furthin në futbollin gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app