Fenerbahce dhe Muriqi nuk ia dalin të kalojnë në finale – humbin edhe ndeshjen e dytë ndaj Trabzonspor

Fenerbahce ka pësuar humbje edhe në shtëpi nga Trabzonsport, duke dështuar të kalojë në finale të Kupës së Turqisë.
Ndeshja u mbyll 3-1 në të mirë të Trabzonit dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-2 kaluan në finale.
Ndeshja nisi keq për Fenerin, kur Alexander Sorloth shënoi për 1-0 në minutën e 6-të të ndeshjes.
Fenerbahce barazoi me Deniz Turuc në minutën e 42-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, vendasit me në krye Vedat Muriqin, u munduan të bënin më shumë, por nuk ia arritën.
Sorloth shënoi edhe një herë në minutën e 83-të për 2-1, ndërsa Filip Novak vulosi rezultatin e takimit për 3-1.
Trabzonspor do të pres në finale njërën nga Antalyaspor apo Alanyaspor, që luajnë gjysmëfinalen tjetër. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































