Femrat morën pjesë zyrtarisht në një ndeshje të ligës iraniane për herë të parë që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.

Rreth 500 femra ishin në tribunat e stadiumit Azadi në Teheran, ku u luajt ndeshja e ligës vendase të enjten mbrëma.


Deri më tani, femrave e kishin të ndaluar të shkonin në stadiume kur luajnë skuadrat e meshkujve. Ndeshja e fundit që ato mund të shikonin ishte një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës tre vjet më parë.

Në atë kohë, autoritetet u përkulën nën presion pas vdekjes së 29-vjeçares, Sahar Khodayari, e cila i vuri flakën vetes në pritje të gjyqit për përpjekjen për të hyrë në stadium e maskuar si burrë.

Screenshot 1 90

Khodayari u bë e njohur si "Vajza Blu" për shkak të ekipit që ajo mbështeste dhe u bë simbol i luftës për të drejtat e grave në Iran.

Mediat iraniane raportuan se vendimi për të lejuar gratë të marrin pjesë në ndeshjen e së enjtes erdhi pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane duke u kërkuar atyre që të lejonin gratë në stadium. Ndalimet e këtij lloji janë kundër statuteve ndërkombëtare të futbollit.

Femrat që erdhën në ndeshjen mes Estaqlal dhe Mesa-e Kerman u ulën veçmas nga meshkujt.

Shumë prej tyre valëvitën flamuj, mbanin ngjyrat e klubit dhe brohorisnin "Vajza blu" për nder të Khodayara./Telegrafi/

telegrafi sport app