LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që presin mëshirë nga politika për të mësuar!

Fëmijët që presin mëshirë nga politika për të mësuar!

Pas shpërthimit të zjarrit në shkollën fillore 11 tetori të fshatit Novosellë, kur për pasojë në tërësi u dogj objekti bashkë me mjetet mësimore brenda, në opsion janë tre lokacione alternative ku nxënësit përkohësisht deri ne gjetjen e një zgjidhje afatgjate, do të duhet të vijojnë procesin edukativo arsimorë.

Njëri prej lokacioneve është një pjesë ndihmëse e objektit të shkollës, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar zjarrit dhe plotëson kushtet minimale për vijimin e procesit edukativo arsimorë, gjithashtu edhe hapësirat e bashkësisë lokale të fshatit, si dhe mektebi i xhamisë së këtij fshati. Këtë e bëri të ditur të hënën përgjegjësi i Sektorit për arsim pranë Komunës së Bogovinës, Nuriman Tefiku.


Përndryshe, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, ka thënë se janë koordinuar me zëvendëskryeministrin Hazbi Lika, që i njëjti të vizitojë këtë shkollë dhe njëkohësisht ka dhënë mbështetje për zgjidhje të shpejtë të këtij problemi. Ajo tha se në mëngjes është dëgjuar edhe me drejtorin e kësaj shkolle dhe punohet që të gjendet zgjidhje e përkohshme, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të përpunojë projekt dhe do të mbështesë ndërtimin e një objekti të ri shkollor.

Po ashtu gjatë ditës së hënë në këtë shkollë ka qëndruar zëvendëskryeministri Habzi Lika, me ç`rast është formuar një grup pune për sistemimin e nxënësve deri sa të rregullohet shkolla e re. Ai ju premtoi banorëve të Novosellës se Qeveria menjëherë do të nisë fazën e parë për rindërtimin e kësaj shkolle dhe fshati do të ketë një objekt të ri, ku edhe nxënësit do të mësojnë në kushte edhe më të mira.

Ndryshe, zjarri shpërtheu të dielën në mesditë në objektin shkollor të këtij fshati të Komunës së Bogovinës. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete dhe 8 zjarrfikës, të cilëve iu deshtë më shumë se dy orë për ta vënë nën kontroll zjarrin. Zjarrfikësit arritën, por nuk mundën të bëjnë më shumë për të parandaluar djegien e tërë objektit.

“Me të marrë lajmin ne kemi dalë në terren dhe kemi arritur në vendngjarje me tre automjete kundër zjarrit dhe me tetë zjarrfikës. U nevojitën dy orë e gjysmë për ta vendosur nën kontroll zjarrin. Deri sa intervenonim në shkollë, flakët kapluan edhe një objekt tjetër, por bashkë me zjarrëfikësit dhe banorët e fshatit Novosellë që na ndihmuan gjatë gjithë kohës, zjarri vë shpejt nën kontroll”, tha Uka Aliti, kryeshef i Njësisë së zjarrfikësve në Tetovë.

Në këtë shkollë mësimin e kanë ndjekur 207 nxënës. Tani për tani nuk dihet se çfarë do të ndodhë me procesin edukativ arsimor të këtyre nxënësve. Kjo është shkollë territoriale me 207 nxënës të shpërndarë në 13 paralele. Momentalisht ende nuk e kemi idenë se si do e organizojmë procesin edukativo arsimor”, deklaroi Aziz Jakupi, drejtor i shkollës qendrore “11 tetori”. Shkolla periferike është rinovuar për herë të fundit në vitin 2011, në kuadër të projektit shkolla me efikasitet energjetik, nga fondet e Bankës Botërore. Përveç shkollës është djegur edhe një veturë dhe një pjesë e një kasolleje që ndodhej afër godinës së shkollës.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori